Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviq, ka falënderuar Irakun për mbështetjen parimore në çështjen e “mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës” dhe ka kujtuar se “Serbia dhe Iraku me dekada kanë lidhje historike dhe marrëdhënie miqësore”, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.
Kështu ka deklaruar ai të premten, në takim me Sekretarin e Lartë të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Irakut Nazar Isa Abdulhadi Al Hairalah,
Sipas deklaratës, ndër të tjera në takim është diskutuar edhe për mbështetjen e Bagdadit për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë./Insajderi.com