Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Dalibor Jevtiq, ka marrë vaksinën kundër Coronavirusit të premten në Serbi, njofton Insajderi.
Ai në një postim në Facebook tha se ndihet keq që njerëzit në Kosovë nuk mund të vaksinohen në vendin e tyre.
“Është e rëndësishme që të vaksinoni veten kundër këtij virusi. Më vjen keq për njerëzit në Kosovë që nuk mund të vaksinohen në vendin e tyre”, tha Jevtiq, pas vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Kurshumli.
Ndryshe, Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina anti-COVID’19 nga kompania amerikane Pfizer, të cilat pritet të arrijnë në shkurt./Insajderi.com