Ministri serb i Kosovës: Nuk frikësohemi, do ta themelojmë Asociacionin

Ministri serb i Kosovës: Nuk frikësohemi, do ta themelojmë Asociacionin

Në mbledhjen e sotme që ka filluar në veri nga deputetët e Listës Serbe Ivan Todosijeviq, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës, ka thënë se kërcënimet me arrestim nuk do t’i frikësojnë serbët.

“Pavarësisht kësaj do të vazhdojnë me themelimin e Asociacionit të komunave serbe”, tha Todosijeviq.

Deputeti Igor Simiq nga Lista Serbe, tha se “ne dëshirojmë paqe”.

Ndërsa potencoi se do të themelojnë AKS-në pasi thotë se pala shqiptare nuk është duke bërë asgjë.