Ministri serb – Ramës: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk ndodhë pa luftë

"Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të bëhet me mjete paqësore, dhe nuk mund të ndodhë pa një luftë dhe nuk mund të ndodhë pa një fatkeqësi të madhe", ka thënë ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ministri serb – Ramës: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk ndodhë pa luftë

Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, me deklaratat e tij dëshiron që të shantazhojë BE-në dhe se ai është i gatshëm që të shkaktojë luftë në Ballkan.

Me rastin e deklaratës së Ramës se, në qoftë se perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtohet bashkimi i vendit të tij me Kosovën, Vulin ka thënë se nuk është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë, kërcënon paqen me deklaratat e tij.

“Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të bëhet me mjete paqësore, dhe nuk mund të ndodhë pa një luftë dhe nuk mund të ndodhë pa një fatkeqësi të madhe. Edi Rama do të përsërisë këtë deklaratë dhe do të vazhdojë të bëjë shantazh ndaj BE-së deri në kohën kur BE-ja t’ia bëjë të ditur se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe se jo vetëm që do të dënohet, por do të ndëshkohet”, ka thënë Vulin për gazetarët, raporton Tanjug.

Ai theksoi se Ramës duhet t’i thuhet se nuk mund të shkaktojë luftëra, dhe se një sjellje e tillë me siguri nuk do të bëhet anëtar i BE-së, transmeton Express.

“Dhe nuk duhet që të bëhet anëtar i BE-së, sepse ai i cili është në gjendje që me luftë të kërcënojë për të arritur qëllimet e veta politike, nuk e meriton të jetë anëtar i ndonjë bashkimi, prandaj edhe BE-së”, theksoi Vulin. /Insajderi.com

Skandali i Muharrem Svarqës, favorizoi biznesmenin e njohur të Ferizajt