
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, që vije nga partia e Fatmir Limajt, Endrit Shala ka folur për InDoks lidhur me korrupsionin.
Për dallim prej të tjerëve, kur pyetet për rastet e korrupsionit që i prekin bizneset në Kosovë, Endrit Shala thotë që nuk i sheh ato si fenomen.
“ Besoj që këto raste të korrupsionit janë raste të izoluara dhe nuk i shoh si fenomen” është shprehur Shala.
Biznesmenët e huaj përballën në Kosovë me burokraci, e ryshfeti është kosto e parashikuar e investimit. InDoks në këtë emision do të sjell raste ku zyrtarë të shtetit u kapën me para në dorë, tëmarruara nga biznesmenë me nënshtetësi nga vendet e BE-së.
Rrëfejnë edhe biznesmenë që u mashtruan nga zyrtarë të tjerë duke marrë leje pa projekt. Flasin edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë. Edhe ata që i mbrojnë bizneset. Të gjithë e tregojnë një histori: që këto raste e shpërfaqin haraçit që shteti i Kosovës ua vë investitorëve të huaj.