![Ministri Tahiri s’paraqitet para Komisionit për Legjislacion](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/abelard-tahiri-konferenca.jpg)
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk është paraqitur para Komisionit për Legjislacion, ani pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.
Por, ai e ka njoftuar Komisionin se ka tërhequr emrat për anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.
Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu ka thënë se gjatë ditës së djeshme, ministri Tahiri ka pasur tre deklarata kundërthënëse, duke thënë sipas saj, se herë është pezulluar e herë është tërhequr vendimi.
Arben Gashi nga LDK-ja ka kërkuar që të informohen nga Qeveria se çfarë vendimi do të marrë në lidhje me