Ministri turk në Qeverinë e Kosovës kërkon që PKK dhe Hizmet të shpallen “organizata terroriste”

Ministri turk në Qeverinë e Kosovës kërkon që PKK dhe Hizmet të shpallen “organizata terroriste”

Enis Kervan, ministër nga komuniteti turk në Qeverinë e Kosovës ka kërkuar nga ekzekutivi i Avdullah Hoti që Lëvizjen Hizmet që drejtohet nga kleriku, Fetullah Gulen, si dhe Partinë Punëtore të Kurdistanit të shpallen si  “organizata terroriste”.

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, ku kryesisht u diskutuan e miratuan çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, Kervan tha se Lëvizja Hizmet dhe PKK “mund ta dëmtojë” edhe Kosovën.

“Këta mund ta dëmtojnë rëndë edhe vendin tonë, Kosovën, këtë duhet ta kemi parasysh, sidomos PPK është edhe në listat e BE-së dhe SHBA-së. Patjetër që na nevojitet rritja e bashkëpunimit me Turqinë kundër këtyre organizatave”, tha ai

Për këto vërejte kryeministri në detyrë tha se do t’i dërgohen AKI-së.

“Politika e jonë e inteligjencës dhe sigurisë koordinohet me partnerët tanë ndërkombëtarë, do të thotë është në linjë me politikën e tyre”, tha Hoti.

Në marsin e vitit 2018, Kosova dëboi disa gylenistë të cilët presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, i akuzon për organizimin e tentim grusht-shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2015. /Insajderi.com