Ministri Vitia kritikohet se “gënjeu për 7 mijë testet” për COVID-19

Ministri Vitia kritikohet se “gënjeu për 7 mijë testet” për COVID-19

Ardi Nurellari, këshilltari i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ka akuzuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, se ka gënjyer për 7 mijë teste për lidhur me pandeminë COVID-19.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nurellari ka thënë se nuk ka parë ndonjëherë që në ministër në kohë krize “të gënjejë kaq shumë popullin e vet”.

“Ministri i shkarkuar i shëndetësisë e konsideron kope devesh popullin e Kosovës që e mashtron kaq haptazi. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një ministër në Kosovë të gënjejë kaq shumë për të disatën herë për një çështje kaq delikate si shëndeti i gjithë popullsisë”, ka thënë Nurellari.

Nurellari ka thënë se, sipas përllogaritjeve, i bie që ministri Vitia ka gënjyer me numrin e testeve që kanë mbërritur në Kosovë në fund të muajit të kaluar.

“Para 20 ditēsh ka thënë se kishin mbërritur 7000 teste ndërkohë që dje është raportuar se kanë mbetur vetëm 600 e deri tani janë bërë 3720 vetë. Pra kjo 7 mijësha e shumëpërmendur nuk ka mbërritur kurrë sepse ka qenë rrenë e pastër”, ka thënë Nurellari. /Insajderi.com