Ministri Vitia vaksinohet sot

Ministri Vitia vaksinohet sot

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të marrë sot dozën e parë të vaksinës anti-COVID, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pas vaksinimit Vitia do të mbajë konferencë për media, por nuk ka treguar se me cilën lloj vaksinë do të imunizohet, me Pfizer apo AstraZeneca.

Ditëve të fundit, në Kosovë është vënë në dispozicion vetëm vaksina AstraZeneca, për çka ka pasur edhe hezitim të qytetarëve që të vaksinohen për shkak të lajmeve e ngjarjeve që e kanë përcjell muajt e fundit.

Rreth 200 mijë vaksina Astra Zeneca i janë dhuruar Kosovës nga Norvegjia dhe derisa kjo sasi të përfundojë, vaksinat Pfizer nuk pritet të jenë në dispozicion për qytetarët sa i përket dozës së parë. /Insajderi.com