Ministri Xhafaj flet pët kapjen e biznesmenit dhe patentat e Tahirit

Ministri Xhafaj flet pët kapjen e biznesmenit dhe patentat e Tahirit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë ditën e sotme lidhur me arrestimin e biznesmenit Orest Sota në Elbasan, ku u kap me 863 mijë euro.

I ftuar në komisionin e Sigurisë për të mbrojtur Buxhetin e Ministrisë, Xhafaj është pyetur nga deputeti 9 PD-së Flamur Noka, se përse është fshehur ngjarja në fjalë, ku biznesmenit iu gjetën edhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Xhafaj tha se hetimet e SHÇBA do të vlerësojnë mënyrën si është sjellë policia, ndërsa shtoi se e gjithë ngjarja është e regjistruar dhe tashmë përgjegjësinë e ka prokuroria.

“Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Lidhur me shqetësimin e politikës ka ngarkuar SHÇKB të hetojë për përgjegjësitë që kanë policët në këtë detyrë. Ajo që dua të bëj me dije është që gjithçka ka ndodhur është e regjistruar dhe i është paraqitur prokurorisë. Pak orë më vonë, çështja është filluar nga prokuroria dhe përgjegjëse është prokuroria. Ajo përcakton nëse ka shkelje nga policët në këtë ngjarje” deklaroi ai.