Ministri Zemaj del në inspektim bashkë me Policinë – mbyllen disa lokale

Ministri Zemaj del në inspektim bashkë me Policinë – mbyllen disa lokale

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dal në inspektim bashkë me policinë pas mesnatës, për të parë nga afër nëse po respektohen masat e vëna nga qeveria, nga sektori i gastronomisë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar detaje në lidhje me aksionin në të cilin mori pjesë.

“Bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin, sonte kemi mbyllur disa kafiteri në rrugën ‘Rexhep Luci’, në ‘Rrugën B’, te ‘Kafet e Vogla’ dhe te ‘Kafet e rakisë’ që shkelnin rregullat- grumbullim i madh në hapësirë të vogël, në kundërshtim me masat anti covid.

Respektimi i masave anti covid, është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistoj rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid.

Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave”, shkroi Zemaj, transmeton Insajderi.

Zemaj, sot ka deklaruar se nuk pritet të ketë një mbyllje tjetër së shpejti, duke e demantuar kryeministrin e Hoti, I cili kishte paralajmëruar një mbyllje tjetër në tri javët e ardhshme, nëse situate do të vazhdonte si e tillë./Insajderi.com.