Ministri Zemaj thotë se i ka pritur kritikat ndaj tij pasi rastet do të rriteshin pas hapjes

Ministri Zemaj thotë se i ka pritur kritikat ndaj tij pasi rastet do të rriteshin pas hapjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar rreth postit të tij ministror, për çka thotë se kritikat ndaj tij janë të kuptueshme në kohën kur vendi po kalon një situatë të vështirë me pandeminë Covid-19, për të cilat Zemaj thotë se i ka pritur duke e ditur se edhe rastet do të rriteshin pas hapjes.

“Kam pasur përvojë të madhe në shumë sektorë. Kam qenë anëtar i shumë komisioneve të ndryshme. Prej fillimit njerëzit kanë kritikuar duke marrë parasysh pozitën time sikur jurist. Por jo, kam përvojë të madhe politike dhe kam qenë deputet për pesë mandate”, ka thënë ai i ftuar te DPT Fidani.

“Nuk besoj që një person tjetër do e kishte të mundur të bënte punë më të mirë. Me këto resurse, me këtë keqmenaxhim 20 vjeçar dhe me shërbimet e vjetruara e më gjithë presionin dhe njerëzit me interesa politike”.

“Duhet të keni parasysh diçka. Qeverisja e kaluar ka menaxhuar në një shoqëri të mbyllur. Të gjithë e kanë parashikuar që pas hapjes të kemi numër shumë të madh të rasteve pas hapjes. Është bërë lajm që të sulmohem unë. Më vie keq për nivelin e kulturës që tregojnë kur më ofendojnë me emër. Njerëzit të profileve të ndryshme duan të bëhen lajm dhe sigurisht mendojnë që duke më sulmuar mua të bëhen të tillë” , shtoi ai. /Insajderi.com/