Ministri Zemaj viziton Klinikën Infektive

Zemaj viziton klinikën Infektive. Bën apel për qytetarët që t’i respektojnë udhëzimet e IKSHP.

Ministri Zemaj viziton Klinikën Infektive

Për ta parë gjendjen nga afër në Klinikën Infektive Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka vizituar sot këtë institucion i shoqëruar edhe nga mediat, njofton Insajderi.

Gjatë vizitës në Klinikën infektive, është prononcuar për media vetë ministri Zemaj, i cili ka ofruar mbështetje të plotë në mënyrë që të luftohet sa më suksesshëm pandemia Covid-19.

Ministri Zemaj gjithashtu tha se masat anti-covid janë obligative dhe çdo shkelje e tyre që bartë rrezikun  e përhapjes së virusit është vepër penale.

Për media gjithashtu janë prononcuar edhe punëtorët shëndetësorë të cilët përpos që i kanë paraqitur sfidat me të cilat përballen çdo ditë me menaxhimin e situatës me Covid-19, ata duke treguar rrezikshmërinë e kësaj pune të përditshme apelojnë te qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrë të “së bashku ta kalojmë këtë sfidë”.

Gjatë ditëve të fundit, si pasojë e heqjes së masave, është shtuar dukshëm numri i të infektuarve me Covid-19. /Insajderi.com