Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Ky memorandum është nënshkruar nga ministrja, Arbërie Nagavci dhe ambasadori Nicholas Abbot, raporton insajderi
“Bashkë me Ministren Arbërie Nagavci, këtë mëngjes nënshkruam një memorandum mirëkuptimi për t’ju bashkuar përpjekjeve në mes të Britanisë së Madhe dhe Kosovës për përmirësimin e prokurimit publik në fushën e arsimit”.
“Në kohën e digjitalizimit, prokurimi transparent dhe i drejtë është vital për barazi dhe përvojë në edukim”, thuhet në një njoftim të ambasadës në Twitter. /Insajderi.com
Together with Minister Arbërie Nagavci, this morning we signed an MoU to join efforts between 🇬🇧-🇽🇰 to improve public procurement processes in the field of education. In the age of digitalisation, a transparent & fair procurement is vital to the quality & experience of education. pic.twitter.com/NnBMzETrRd
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) May 31, 2021