Ministria e Arsimit merr disa veprime kundër Coronavirusit

Ministria e Arsimit merr disa veprime kundër Coronavirusit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka shtuar masat parandaluese rreth Coronaviruesit në shkollat e Kosovës. Sipas një komunikate, MASHT ka shpërndarë në shkolla materiale vetëdijësuese rreth virusit.

“MAShTI, po ashtu, përmes Drejtorive Komunale të Arsimit, ka kërkuar që në të gjitha shkollat në Kosovë ora e parë e mësimit të ndërrimit të pasdites sot (25.02.2020) dhe ora e parë e ndërrimit të paradites nesër (26.02.2020), t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese duke u bazuar në materialet dhe udhëzimet e pranuara nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla”, thuhet në komunikatën e MASHT, transmeton Insajderi.

MASHT-i gjithashtu ka udhëzuar DKA-të t’i pajis shkollat me material higjienik dhe ta bëjë dezinfektimin e sipërfaqeve shkollore.