Ministria e Arsimit në Maqedoninë Veriore premton tërheqjen e përmbajtjeve fyese në librat shkollor

Ministria e Arsimit në Maqedoninë Veriore premton tërheqjen e përmbajtjeve fyese në librat shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut premton se do të tërhiqen të gjitha përmbajtjet fyese në librat shkollor, transmeton Insajderi.

Reagimi vjen pas skandalit të fundit në librin e sociologjisë, ku përdoret gjuhë fashiste ndaj shqiptarëve dhe komunitevete tjera etnike.

Ministria thekson se hap kryesor në reformën e plotë të sistemit arsimor kombëtar është sigurimi i teksteve dhe përmbajtjeve cilësore për arsimin fillor dhe të mesëm.

Gjithashtu në komunikatën e tyre, Ministria sqaruan se Ligji i ri për tekstet shkollore është në procedurë të Еkzekutivit, dhe se i njëjti mundëson ndalimin e përmbajtjeve ofenduese nëpër librat shkollor.

“Lëshimet që ndër vitе janë zvarritur në shumë tekste dhe materiale shkollore, me reformat  do të tërhiqen plotësishtë dhe do të zgjidhen sistematikisht. Ligji i ri për tekstet shkollore, materialet  dhe didaktika shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm është në procedurë qeveritare, dhe ai pаrandalon sistematikisht që përmbajtjet e tilla të deportojnë në librat shkollor”, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vendit fqinj. /Insajderi.com