Ministria e Arsimit njofton për një konkurs për bursa studentore

Ministria e Arsimit njofton për një konkurs për bursa studentore

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar për ndarjen e bursave për studentë të bachelorit dhe masterit nëpër universitetet publike.

“Në vazhdën e hapjes së konkurseve të ndryshme për mbështetje financiare për nxënës e studentë, sot kemi vazhduar me një tjetër konkurs”.

“Kësaj radhe, për studentët e universiteteve publike në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2021-2022. Konkursi do të jetë i hapur nga data 25 tetor 2021 deri më 8 nëntor 2021, në ora 16:00.

Aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike në vegzën https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=318”, thuhet në postimin e ministres.

Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në ueb faqen e MAShTI-t, ndërkaq, studentët përfitues do të pranojnë SMS, si dhe njoftimin përmes postës elektronike për rezultatin.

Kandidatët që aplikojnë për përfitim të bursës kanë të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh, pas shpalljes së rezultateve.