
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nuk e kanë pranuar kërkesën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për ta vizituar Kosovën bashkë me tre zyrtarë të tjerë.
MPB deklaroi se kërkesa e palës serbe është më shumë ofendim sesa provokim në një kohë kur Kosova po përballet me dhimbjen e personave të pagjetur.
Ndërsa kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se e ka shtyrë vizitën e saj në Kizhevak të Serbisë.
Atje është gjetur një varrezë masive që dyshohet të jetë me viktima shqiptare të luftës së fundit. /Insajderi.com