Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Britanike nënshkruajnë marrëveshje

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Britanike nënshkruajnë marrëveshje

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Britanike, kanë nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi për të vazhduar ofrimin e mbështetjes për ministrinë, përmes angazhimit të ekspertëve vendorë ligjorë, përcjell Insajderi.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit, zëvendës sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, e falënderoi Ambasadën për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë.

Kryesuesja e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë Ndërkombëtare në Ambasadën Britanike, Jennifer Blakeney, tha se kjo do t’i mundësojë Britanisë që të vazhdojë të ofrojë mbështetje përmes ekspertëve ligjorë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për t’i ndihmuar qeverisë për të arritur prioritetet e saj në sundimin e ligjit.

“Ekspertët ligjorë do të vazhdojnë të mbështesin MD-në në finalizimin e rishikimit runksional, në hartim të legjislacionit si dhe në avancimin e prioriteteve të tjera të Ambasadës Britanike”, ka thënë ajo. /Insajderi.com