Ministria e Drejtësisë flet në Zvicër për luftën kundër terrorizmit

Ministria e Drejtësisë flet në Zvicër për luftën kundër terrorizmit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Cyrih të Zvicrës, mori pjesë në Sesionin e shtatë plenar kushtuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, të organizuar nga Forumi Global për Luftimin e Terrorizmit.

Ministrja Hoxha, theksoi përkushtimin për fuqizimin e sundimit të Ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar, duke cekur në veçanti për punën rreth Kodit Penal, Procedurës Penale dhe zbatimin e dënimeve për veprat e lidhura me ekstremizmin.

“Jemi duke rishikuar legjislacionin, me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit. Ky rishikim ka prioritet ligjet të cilat japin efekte në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendi ynë, ka dhënë kontribut të veçantë edhe në luftën kundër terrorizmit duke iu bashkëngjitur aleancës globale kundër terrorizmit”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha, mori përkrahje për angazhimin e vendosur për të mbështetur sundimin e ligjit, duke siguruar transparencë./Insajderi.com