Ministria e Drejtësisë, pas kundërshtimeve të ashpra ndaj propozimit të saj për futjen në Kodin e Ri Penal nenet që penalizojnë fyerjet dhe shpifjet ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit dhe simboleve shtetërore, ka bërë një ftesë publike për të diskutur me gjerësisht për to.
Ajo në thirrjen publike ndaj institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale, avokatisë, shoqërisë civile, mediave dhe institucioneve akademike, ka vlerësuar fyerjet dhe ofendimet nuk janë pjesë e kulturës dhe tradisës së vendit.
“Respekti për organet kushtetuese dhe simbolet e shtetit kërkon që kritika të jetë e bazuar dhe jo me qëllime poshtërimi dhe ofendimi, gjë që nuk i kontribuon diskursit konstruktiv. Ministria e Drejtësisë beson se debati publik si i tillë mund të bëhet pa fyerje dhe ofendime, të cilat janë në kundërshtim me kulturën dhe traditën tonë”, thuhet në këtë thirrje të ministrisë. /Insajderi.com