Ministria e Financave hap konkurs për drejtor të NjIF-it, pas shkarkimit të Dardan Nuhiut, personazhit të publikimeve nga Shqip.com

Ministria e Financave hap konkurs për drejtor të NjIF-it, pas shkarkimit të Dardan Nuhiut, personazhit të publikimeve nga Shqip.com

Ministria e Financave ka hapur konkurs për pozitën e Drejtorit të Njësisë për Inteligjencën Financiare të Republikës së Kosovës.

Ky konkurs i bërë publik edhe në faqen zyrtare të Ministrisë në Facebook, vjen pas shkarkimit me efekt të menjëhershëm të drejtorit Dardan Nuhiu, pas publikimeve të Gazetës Shqip.com, ku Nuhiu zbuloi veten duke treguar se si i ndikon personat e caktuar nëpër institucione dhe gjithashtu e kishte në plan kapjen e sistemit medial në Kosovë.

“Konkurs: Drejtor i Njësisë për Inteligjencë Financiare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë, ku të bahskëngjitur kishte edhe linqet se ku dhe si mund të aplikohet për këtë pozitë.

Në fillim të muajit gusht të këtij viti, Shqip.com, në kuadër të Dosjes “Inteligjenca e Zhvatjes”, kishte publikuar audio-incizimin ku Dardan Nuhiu thoshte në një bisedë telefonike se “ka informata për të gjithë”.

Si drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës ai thotë se ka grumbulluar informacione për shumë persona në strukturën shtetërore.

Siç thotë ai “prej ma të voglit e deri tek ata naltë”. Prandaj, tash dëshiron t’i shfrytëzojë këto informacione për të shantazhuar sa herë që ka nevojë. Plani i tij është “ta kapi sistemin medial”.

Më pas me anë të shantazhit nga mediat e tij t’i detyrojë njerëzit të bëjnë atë që ai thotë.

Pas këtij publikimi, ministri i Financave, Hekuran Murati, që është edhe kryetar i Bordit të NjIF, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se Nuhiu shkarkohet.

Futuni në rubrikën N’Shënjestër dhe ndiqni në mënyrë kronologjike publikimet në kuadër të Dosjes “Inteligjenca e Zhvatjes”. /Insajderi.com