Ndihma për nevojtarë

Ministria e Financave ndanë mjetet për familjet që nuk kanë të punësuar

MF ndanë mjetet për familjet që kanë nevojë. Do të përfitojnë 15,317 familje.

Ministria e Financave ndanë mjetet për familjet që nuk kanë të punësuar

Ministrja e Financave, Hikmete Bajrami, ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton ka realizuar pagesat për familjet që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar, njofton Insajderi.

Shuma e lëshuar për familjet që kanë nevojë për asistencë sociale arrin shifrën prej 1,991,210.00 euro, dhe nga kjo shumë do të përfitojnë gjithsej 15,317 familje./Insajderi.com