Ministria e Financave shpall ankandin e 16-të të Letrave me Vlerë

Ministria e Financave shpall ankandin e 16-të të Letrave me Vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se me datë 25 nëntor 2021 do të mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, sipas kësaj ministrie, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatën për media.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”.

Ndërkohë, ankandi i pesëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021 është mbajtur me datë 21 tetor.

Në këtë ankand, janë emetuar Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milion euro.

Letrat me Vlerë janë aksione si pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare. Kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë./Insajderi.com