Ministria e Financave tregon kur dalin 170 euro për punëtorët

Ministria e Financave tregon kur dalin 170 euro për punëtorët

Zbatimi i tërësishëm i Pakos Emergjente Fiskale do të ndodhë vetëm atëherë kur të miratohet projektligji për rishkrimin e buxhetit në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Ende as një masë e kësaj pakoje nuk është zbatuar në tërësi deri më sot, përveç disa pagesave më të vogla për aq sa ka pasur mjete nga linjat buxhetore.

Madje, ka edhe një numër të konsiderueshëm të punëtorëve të cilët nuk kanë marrë as pagën e parë prej 170 euro.

Këshilltari i ministres së Financave, Lulëzim Krasniqi thotë për KosovaPress se nuk ka bazë ligjore që të zbatohet e tërë pakoja emergjente.

Ai theksoi se rishikimi i buxhetit është i domosdoshëm që të alokohen pagat nga 170 euro për punëtorët e bizneseve që janë ndikuar nga pandemia.

“Rishikimi i buxhetit, kalimi i këtij rishikimi, është më se i domosdoshëm në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të hapet rruga për ekzekutimin e plotë të pakos emergjente fiskale”, ka thënë Krasniqi.