Ministria e Infrastrukturës njofton mbi gjendjen e rrugëve pas reshjes së borës

Ministria e Infrastrukturës njofton mbi gjendjen e rrugëve pas reshjes së borës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha autostradat janë të kalueshme pas reshjes së borës.

Nga informatat që posedon kjo ministri, rrugët nacionale dhe ato regjionale janë në të hapura për qarkullim, shkruan Insajderi.com.

“Sipas informacioneve nga tereni nga të gjithë menaxheret e autoudhëve (autostradave),rrugëve nacionale dhe rrugëve regjionale të Republikës së Kosovës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për  qarkullim, pavarësisht konfiguracionit ku shtrihen ato”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Më tej theksojnë se kompanitë e pastrimit kanë intervenuar në orët e hershme të mëngjesit për t’i bërë rrugët të kalueshme.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbantje kanë intervenuar në orët e hershme të mengjesit me pastrim dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve”./Insajderi.com