Ministria e Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve pas rënies së borës

Ministria e Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve pas rënies së borës

Ministria e Infrastrukturës është deklaruar lidhur me gjendjen e rrugëve pas rënies së borës gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, përkundër rreshjeve të vazhdueshme të borës gjatë të shtunës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës”, thuhet në kumtesën e MI-së.

“Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor”, përfundon njoftimi. /Insajderi.com