Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të hapura përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës.
Sipas njoftimit, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat dhe me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës.
“Rrugët e pastruara dhe të hapura për qarkullim janë edhe në viset malore, në të cilat ka reshje më të dendura të borës. Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme”, thuhet në njoftim./Insajderi.com