Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët në Kosovë janë të hapura për qarkullim.

Përmes një komunikate për media, nga kjo ministri bëjnë të ditur se në mbarë vendin, kompanitë e kontraktuara po kujdesen që rrugët të jenë lehtësisht të kalueshme për automjetet, njofton Insajderi.

“Me qëllim të sigurisë në komunikacion, në disa zona, sidomos ato malore, është intervenuar me hedhje kripe, për të evituar krijimin e shtresave të akullta nga rënia e temperaturave dhe mjegulla”.

“Sipas raporteve nga menaxherët mbikqyrës të MI-së, nga kompanitë, në mëngjes dhe mbrëmje, është intervenuar në rrugët rajonale, Mitrovicë – Bajgore (R129), Deçan – Koznjer (R108), atë nacionale N9 në zonën e Dollcit, dhe akset rrugore Pejë – Kullë e Doganaj – Glloboqicë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se kripë është hedhur edhe në zonat turistike malore si Bogë e Prevallë.

“Kompanitë e kontraktuara, me tërë makinerinë, bashkë me inxhinierët e MI-së, janë në mbikëqyrje të vazhdueshme të të gjitha rrugëve nacionale, rajonale, magjistrale dhe autostradave, gjatë 24 orëve. MI, bën thirrje për kujdes të shtuar në vozitje me qëllim të evitimit të rreziqeve në komunikacion”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./Insajderi.com