Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve, njofton Insajderi.

Përkundër reshjeve të pa ndërprera të borës dhe temperaturave të ulëta, nga ministria thonë se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.

“Theksojmë se MI, me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet e Republikës së Kosovës dhe 4 për autostradat, ka në përgjegjësi mirëmbajtjen e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale e autostradat dhe jo rrugët komunale. Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare”, thuhet në komunikatën për medie.

​Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor./Insajderi.com