Përkundër reshjeve të borës që kanë përfshirë Kosovën, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se kompanitë e kontraktuara kanë qenë në terren gjatë natës dhe kanë larguar borën nga rrugët, e po ashtu, kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët.
“Pas reshjeve të fundit të borës, sipas informatave të siguruara nga terreni për mirëmbajtje verore dhe dimërore, gjendja e rrugëve në gjithë vendin është e mirë. Të gjitha rrugët në vendin tonë janë të qarkullueshme për të gjitha automjetet”.
Mes tjerash, ministria ka kërkuar nga pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes gjatë vozitjes.
“Në viset malore ka pas reshje të borës më shumë por rrugët janë të kalueshme, ndërsa kërkohet që të vozitet duke iu përshtatur kushteve atmosferike”.
“Kompanitë gjatë ditës do të punojnë në përmirësimin e gjendjes së rrugëve për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që jenë të kujdesshsëm gjatë vozitjes duke iu përshtatur kushteve të rrugëve”./Insajderi.com