Ministria e Jashtme e Izraelit: Ende s’ka një datë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Ministria e Jashtme e Izraelit: Ende s’ka një datë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka njoftuar se ende nuk ka asnjë datë të caktuar për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, transmeton Insajderi.

Mediat izraelite kanë njoftuar se ekziston mundësi që pas Çekisë, ditën e hënë edhe Kosova ta hapë ambasadën në Jerusalem.

Mirëpo nga MPJ-ja e këtij shteti thonë se nuk mund të konfirmojnë një informacion të tillë.

“Nuk mund të konfirmojmë informacionin sepse ai nuk është i saktë. Data e hapjes së ambasadës nuk ende është caktuar”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për RTV Dukagjinin.

Paralajmërimi i Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem ka sjellë reagime nga Bashkimi Evropian, Turqia dhe disa vende arabe. /Insajderi.com