Ministria e Jashtme e Izraelit njofton për zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

Ministria e Jashtme e Izraelit njofton për zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

Ministria e Jashtme e Izraelit ka njoftuar për zyrtarizimin e njohjes së Kosovës, njofton Insajderi.

“Izraeli dhe Kosova kanë vendosur zyrtarisht marrëdhënie diplomatike”, ka shkruar faqja zyrtare.

Kosova e Izraeli të hënën e 1 shkurtit përmes një ceremonie virtuale shpallën marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Shteti ynë do ta dërgojë ambasadën e saj në Jerusalem, sipas marrëveshjes së Uashingtonit më 4 shtator. /Insajderi.com

 

Posted by Vesë Kelmendi on Monday, 1 February 2021