Me deklaratën e ambasadorit britanik se disa shtete kanë tërhequr njohjet për Kosovën, nuk po pajtohet Ministria e Jashtme.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm ka thënë për Gazetën Insajderi se deri më tani asnjë shtet nuk e ka tërhequr njohjen për Kosovën.
“Asnjë shtet nuk e ka tërhequr njohjen”, tha shkurt Zyberaj.
O’Connell gjatë një komunikimi në rrjetin social facebook, është pyetur për pretendimet e serbëve se disa shtete kanë tërhequr njohjet për Kosovën.
Ambasadori britanik ka thënë se “fatkeqësisht një gjë e tillë ka ndodhur”.
“Fatekeqesisht, disa vende i kane terhjek njohjet e tyre per Kosoven. Nuk mendojme qe ka ndonje justifikim per keto veprime. Kosova i permbushe te gjitha kriteret per te qene nje shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosoven si shtet i pavarur dhe Sovran”, thuhet në përgjigjen e ambasadorit britanik.
Ditëve të fundit ka pasur shtim të zërave për tërheqje të njohjeve për Kosovën.
Port ë gjitha këto pretendime vazhdimisht i ka demantuar diplomacia kosovare.
Insajderi edhe më herët ka raportuar për numrin e shteteve që thuhej se kanë hequr dorë nga njohja e Kosovës.