Ministria e Kulturës publikon listën e OJQ-ve përfituese nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

Ministria e Kulturës publikon listën e OJQ-ve përfituese nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë publike listën preliminare të projekt-propozimeve përfituese të organizatave joqeveritare në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore nga thirrja publike e datës 13 gusht të këtij viti, njofton Insajderi.com.

Në një postim në faqen zyrtare të kësaj ministrie në Facebook, thuhet se thirrja ishtë bërë për ofrimin e mbështetjes financiare të projekteve-programeve të OJQ-ve nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike në Departamentin e Kulturës.

“Publikohet lista preliminare e projekt-propozimeve përfituese të OJQ-ve në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore nga Thirrja publike e datës 13.08.2021, për ofrimin e mbështetjes financiare të projekteve-programeve të OJQ-ve nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike në Departamentin e Kulturës”, thuhet në njoftimin ku I është bashkëngjitur edhe lista.

Sipas këtij njoftimi, afati i ankesave është pesë ditë nga data e publikimit.

MKRS-ja ka prezantuar më 18 gusht planin e ndarjes së subvencioneve në vlerë prej pesë milionë eurosh në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, prej tyre 2.5 milionë për rini dhe sport dhe 2.5 milionë euro për kulturë dhe trashëgimi kulturore. /Insajderi.com