
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj, ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministria, të cilët njoftuan se konkursi do të jetë i hapur nga 10 deri më 21 gusht.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet, ndërsa formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e kësaj ministrie.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00. /Insajderi.com/