Ministria e Mbrojtjes tregon kur do të intervistohen kandidatët për ushtarë të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes tregon kur do të intervistohen kandidatët për ushtarë të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar gjithë kandidatët se më 23 prill do të fillojë faza e testit të radhës – intervista për rekrutë të FSK-së.

Para dy ditësh, Insajderi ka publikuar listën e atyre që kanë kaluar fazën e parë të testimit.

Në konkurs për ushtarë të FSK-së kanë aplikuar 6134 meshkuj ndërsa 451 femra. Fazën e parë e kanë kaluar gjithsej 1029 persona.

Njoftimi i ministrisë në Facebook:

“Ministria e Mbrojtjes i njofton të gjithë kandidatët se më datën 23.04.2019 do të fillojë faza e testit të radhës – Intervista.

Intervista do të mbahet në Kazermën “ADEM JASHARI” – Prishtinë.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten sipas planit dhe orarit, të cilin e gjeni të bashkëngjitur në listën e më poshtme (Hyrja nr. 1, magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë)”.