
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nisur ekzekutimin e pensioneve gjatë këtyre ditëve por jo të gjitha pensionistët kanë arritur t’i marrin këto mjete financiare, njofton Insajderi.
Nga kjo ministri thonë se problem i mosekzekutimit të të gjitha pensioneve është te Thesari i Shtetit.
Thuhet se është bërë një gabim teknik nga Thesari i Shtetit dhe se për këtë arsye një pjese nuk iu kanë dalë pensionet.
“Është bërë një lëshim teknik nga Thesari i Shtetit dhe për këtë arsye një pjese nuk iu janë ekzekutuar pensionet. Është duke u punuar që ky gabim të rregullohet sa më shpejtë dhe të ekzekutohen mjetet për pjesën e mbetur”, kanë thënë për ‘Telegrafin’ nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës së fundmi ka ndarë 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale. /Insajderi.com