Ministria e Punëve të Brendshme pa material për letërnjoftime të reja

Ministria e Punëve të Brendshme pa material për letërnjoftime të reja

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se si pasojë e rrethanave të krijuara për shkak të pandemisë COVID-19, Agjencia e Regjistrimit Civil nuk ka arritur që në kohë të duhur të kryejë të gjitha procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime, njofton Insajderi.

Përmes një komunikate për media, kjo ministri ka njoftuar se shumë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë aplikuar për letërnjoftim, fatkeqësisht nuk kanë arritur që të pajisen me document në kohën e paraparë.

Po ashtu, në kumtesë thuhet se MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që në afat sa më të shkurtër kohor të furnizohet me material të nevojshëm, në mënyrë që të bëjë të mundur të pajisen me letërnjoftime të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Deri atëherë për kryerjen/marrjen e shërbimeve të nevojshme, mund të përdoret pasaporta valide e Republikës së Kosovës”, thotë MPB-ja.

Ministria ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar dhe ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje. /Insajderi.com