
Nuk ka të bëjë asgjë me diplomacinë, por Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur që të shpenzoj afro 7 mijë euro për të blerë lule.
Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë kompanisë “Lulishtja Labi” një tender me kosto prej 6 mijë e 950 eurove.
Në këtë dokument të titulluar “Furnizim me lule për Protokollin e Shtetit” thuhet se me këto para gjatë 36 muajve të ardhshëm, kompania do të furnizojë Ministrinë e Punëve të Jashtme me “buqeta lulesh të vogla, të mesme dhe të mëdha”.
Gjithashtu në njoftimin për dhënien e kontratës përshkruhet edhe “furnizimi me lule për tavolinë, me trëndafila dhe karafila”./Insajderi.com