Ministria e Shëndetësisë anulon mbrëmjen muzikore që do mbahej sonte në Rahovec

Ministria e Shëndetësisë anulon mbrëmjen muzikore që do mbahej sonte në Rahovec

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Rahovecit, Bjondina Kleqka, njofton për anulimin e mbrëmjes muzikore e cila ishte e planifikuar të mbahet më datë: 29 prill 2020.

Mbrëmja muzikore e planifikuar të mbahet nesër, më 29.04.2020, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, është anuluar.

“Përkundër që Komuna e Rahovecit ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rregull në bashkëpunim me policinë e komunës tonë, kërkesa jonë dhe e komunave tjera është anuluar, deri në njoftimin e ardhshëm nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

 

Shpresojmë që sa më shpejtë të shfuqizohen vendime të tilla, gjithmonë duke besuar në vetëdijesimin e qytetarëve për respektim të distancës në evente të tilla”, thuhet ne njoftim.