
Lidhur me vdekjen e shtatë vjeçarës, për të cilën u informua fillimisht se kishte vdekur në QKUK ne repartin e emergjencës, MSH ka dal për media për ta sqaruar ngjarjen, njofton Insjaderi.
Në komunikatën zyrtare të MSh, thuhet se “pacientja fillimisht ka qëndruar dy ditë e shtrirë në klinikën private “IShP “CT Scaner”, dhe pas përkeqësimit të gjendjes, ajo është përcjellur për në QKUK, ku është pranuar në repartin e emergjencës”.
Më pas në atë komunikatë bëhet i ditur lajmi se “pacientja në QKUK kishte arritur pa shenja jete pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar qe nga klinika private ku kishte qëndruar”.
Lidhur më këtë rast. Ministria e Shëndetësisë është duke I vazhduar akoma hetimet deri sa të hartojë raportin përfundimtar lidhur me rastin./Insajderi.com