Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim për nisjen e vaksinimit në masë

Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim për nisjen e vaksinimit në masë

Të martën ka nisur vaksinimi masiv kundër COVID-19, njofton Insajderi.

Për këtë në anë të një kumtese për media Ministria e Shëndetësisë ka treguar për Planin e Veprimit rreth vaksinimit të qytetarëve.

Përparësi do të kenë personat mbi moshën 65 vjeçare të cilët duhet të kenë dëshmi për këtë.

Po ashtu edhe të sëmurët me sëmundje kronike për të cilën duhet dëshmi shëndetësore.

Si dhe forcat e sigurisë të cilët janë të rrezikuar më shumë nga COVID-19 shkak i aktivitetet në teren.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetareve që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas terminëve të përcaktuara përmes platformës eKosova,https://ekosova.rks-gov.net/. /Insjaderi.com