Ministria e Shëndetësisë licencon edhe dy laboratorë për testime molekulare

Ministria e Shëndetësisë licencon edhe dy laboratorë për testime molekulare

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe dy laboratorë privatë për kryerjen e testeve molekulare dhe tre laboratorë të cilët bëjnë teste serologjike SARS CoV2.

Laboratorët privatë për kryerje të testeve molekulare të licencuara janë një në Prishtinë dhe një në Lipjan, raporton Insajderi.

Ndërsa, ato serologjike, janë një në Prishtinë, një në Prizren dhe një në Suharekë.

Ministria e Shëndetësisë këto licensime i ka bërë në kuadër të zgjerimit për testim sa i përket virusit COVID-19. /Insajderi.com