Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për procedurat se si duhet të regjistrohen qytetarët që të marrin vaksinën anti-COVID, shkruan Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, kjo ministri ka publikuar hapat e regjistrimit në platformën e-Kosova.
“Pas regjistrimit, qytetarët do të kontaktohen për orarin dhe ditën e vaksinimit”, thuhet në njoftim.
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 41 mijë e 867 persona./Insajderi.com