
Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një njoftim ku u bën thirrje personave që e kanë kaluar COVID-19 në muajt e fundit, dhe nuk janë vaksinuar ende, ta bëjnë këtë sa më parë.
Sipas të dhënave shkencore, ata që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit.
“Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë COVID-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
“Prandaj, me qëllim të parandalimit të ri-infeksionit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje këtyre qytetarëve që të vaksinohen. Vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet”.
Nga kjo ministri u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që krahas vaksinimit, t’i zbatojnë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor./Insajderi.com