Ministria e Shëndetësisë publikon orarin e ri për qarkullim

Ministria e Shëndetësisë publikon orarin e ri për qarkullim

Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar orarin e ri për qarkullim të qytetarëve.

Nga nesër e deri me datën 23 prill, MSH ka bërë një orar të ri duke u bazuar në shifrën e parafundit të numrit personal.

“Orari për qarkullim nga data 21.04 – 23.04 2020 sipas shifrës së parafundit të numrit personal”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se koha e lëvizjes brenda ditës është e njëjtë, 1 orë e gjysmë këto masa të reja të Ministrisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë janë marrë me qëllim të parandalimit të pandemisë COVID-19.

Numri total i rasteve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 561, me 102 të shëruar e 12 të vdekur./Insajderi.com