Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që kundër gripit sezonal, njofton Insajderi.

Nga kjo ministri thonë se kjo thirrje vlenë sidomos për grupet e rrezikuara, siç janë: personat mbi 65 vjeç; të sëmurët kronikë; shtatzënat e lehonat si dhe fëmijët mbi 6 muaj që mund të kenë predispozita për ndonjë sëmundje.

Tutje, nga MSH-ja thonë se kanë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit dhe doza të konsiderueshme, të cilat thonë se janë shpërndarë përmes Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komunat e vendit.

“Deri tash, në institucione shëndetësore janë shpërndarë mbi 140 mijë vaksina, ndërsa në stoqet e MSh/IKSHPK, ka sasi të mjaftueshme për të vaksinuar qytetarët që bien në grupet e rrezikut dhe të interesuarit  e tjerë”.

“Vaksinat të cilat po përdoren sivjet, janë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. Ato janë, gjithashtu, parakualifikuara sipas standardeve të OBSh-së dhe garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje, nga Ministria e Shëndetësisë kanë falënderuar Zyrën e UNICEF-it në Kosovë për bashkëpunimin e vazhduar në sigurimin e këtyre vaksinave./Insajderi.com