Ministria e Shëndetësisë publikon lokacionet ku sot kryet vaksinimi

Ministria e Shëndetësisë publikon lokacionet ku sot kryet vaksinimi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar lokacionet ku mund të vaksinohen të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare.

Në Prishtinë vaksinimi anti-COVID do të kryet të Salla “1 Tetori”, në Pejë te Njësia e vaksinimit, 200 metra larg QKMF-së. Ndërsa, në Gjakovë te “QMF Ramiz Gërnica”.

Ndërsa në komunat tjera vaksinimi anti-COVID bëhet në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Të premten në Prishtinë para Qendrës së Vaksinimit u krijua një tollovi e madhe ku ishte i domosdoshëm intervenimi i Policisë së Kosovës.

Për këtë, Ministria e Shëndetësisë, deklaroi se të moshuarit “kishin ardhur nga të gjitha komunat”. /Insajderi.com