Ministria e Tregtisë ndihmon Suharekën me rreth tre milionë euro

Ministria e Tregtisë ndihmon Suharekën me rreth tre milionë euro

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka bërë me dije se me kompletimin e infrastrukturës në Zonën Ekonomike në Suharekë do të mundësohet krijimi i 600 vendeve të reja të punës në këtë komunë.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë rreth tre milion euro me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj.

Postimi i plotë i ministrit Hasani:

Sot bashkë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, ishim në Suharekë. Me kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj, nënshkruam marrëveshje për kompletimin e infrastrukturës në Zonën Ekonomike në Suharekë.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje planifikohet të hapen 600 vende të reja të punës.
MTI do të investojë afër tre milionë euro për Zonën Ekonomike në Suharekë, Shirokë.
Urime Suharekë!